KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Fillon trajnimi për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës

25 February 2023

ekipi

25.02.2023, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, sot ka filluar Trajnimin për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës, me një numër rekord të kandidatëve të cilët janë të interesuar për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës.

Duke u nisur nga rëndësia që për Odën e Avokatëve të Kosovës, ka ky trajnim e në respekt të pjesëmarrësve që do të dëgjojnë sesionet e ligjëratave gjatë këtij trajnimi, ishte Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, Drejtori Ekzekutiv i Odës, z. Besim Curri dhe ligjëruesi i lëndës “E drejta Penale” z. Artan Qerkini, avokat në Prishtinë.

Drejtori Ekzekutiv, pasi falënderoj pjesëmarrësit për besimin që kanë treguar ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës, për të ndjekur këtë trajnim, i njoftoj pjesëmarrësit me rregullat e përgjithshme të trajnimit.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i’u drejtua Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, i cili fillimisht i’u dëshiroj mirëseardhje, shprehu kënaqësinë e veçantë për numrin e madhë të pjesëmarrësve duke i udhëzuar të pranishmit që të sfidojnë ligjëruesit në kuptim të parashtrimit të pyetjeve dhe marrjes së informatave të nevojshme për dhënien e provimit të jurisprudencës, tregoj për profesionalizmin e jashtëzakonshëm që kanë të gjithë ligjëruesit e angazhuar nga OAK, sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë, e duke theksuar se përkundër këtyre sfidave të ushtrosh profesionin e avokatisë, gjyqtarit, prokurorit është jo vetëm nderë por edhe përgjegjësi, andaj, përgatitja profesionale është parakusht për tu kyçur me sukses në sistemin e drejtësisë.

Vlen të ceket se përmes këtij trajnimi, kandidatët do të mund të ngritin aftësitë profesionale me qëllim të përgatitjes dhe dhënies së Provimit të Jurisprudencës.

Trajnimi përbëhet nga programet themelore dhe të avancuara duke përfshirë ligjërues, ekspert dhe profesionist të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike.

Oda e Avokatëve të Kosovës, është krenare me besimin e ofruar nga numri i madhë i të interesuarve për të vijuar këtë trajnim, kushtet të cilat i ofron në zyrat e reja dhe kontributin që ky trajnim do ta jap në avancimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi, derisa ky trajnim do të zgjas 8 (tetë) javë dhe në përfundim të trajnimit Oda, do të pajisë kandidatët me certifikatë për ndjekjen e trajnimit.