KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Ejupi, mori pjesë në hapjen e javës së Ndihmës Juridike Falas

06 June 2023

ekipi

Prishtinë, 06.06.2023 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, mori pjesë në hapjen e Javës së Ndihmës Juridike Falas, e organizuar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Kryetari Ejupi, theksoj se ndihma juridike falas paraqet një element themelor në sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe siguron qasje të barabartë për të gjithë qytetarët. Ndër të tjera tha se avokatët janë pikë kyçe në sigurimin e drejtësisë  në mënyrë të barabartë dhe të ndershme për të gjithë, duke përfaqësuar interesat, të drejtat dhe liritë themelore të klientëve të tyre.

Më tutje, tha se nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët mes akterëve të sistemit të drejtësisë, mund të bëjnë progres në drejtim të një sistemi të drejtësisë edhe më transparent, të përgjegjshëm dhe efikas për të gjithë ne.

Ai ri përsëriti kërkesën e Odës së Avokatëve të Kosovës, që të ndahet buxhet shtesë nga ana e pushtetit ekzekutiv, me qëllim të përmbushjes së detyrimeve ndaj avokatëve të angazhuar në rastet sipas detyrës zyrtare.

Në këtë konferencë morën pjesë, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Kryesuesi i KGJK-së Albert Zogaj,  Zv.Kryesuesi i KPK-së Veton Shabani, përfaqësuesi nga Shoqëria Civile Agron Beka, si dhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët përshëndetën javën e ndihmës juridike falas në Kosovë.