KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Vjetor

26 June 2023

ekipi

Prishtinë, 26.06.2023 – Oda e Avokatëve të Kosovës në bazë të nenit 42 par. 3 dhe 4 të Ligjit Nr. 04/L-193 për Avokatinë, mbajti mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Vjetor.

Në këtë Kuvend për pjesëmarrje u regjistruan 58 delegatë, nga 80 sa janë aktualisht me mandat të delegatit.

Delegatët e Kuvendit fillimisht  zgjodhën për kryesi të punës avokatët: Bardh Maksuti, Fatmire Braha, Vildane Hamiti, Agim Shala dhe Kryetari i Odës (ex-officio), derisa Kuvendin e kryesoi delegati Bardh Maksuti, e më pastaj u aprovua rendi i ditës së Kuvendit dhe më tutje delegatët aprovuan edhe Procesverbalet e punës së Kuvendit të kaluar, të mbajtur me datë 14.05.2022 dhe 15.06.2022.

Në piken e katërt të rendit të ditës Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, para delegatëve prezantojë raportin e aktiviteteve të OAK-së, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2022 duke theksuar se përgjatë periudhës raportuese, Oda e Avokatëve të Kosovës, ka shënuar një vit historik dhe se ka arritur suksese të jashtëzakonshme drejtë avancimit dhe krijimit të politikave për lehtësimin e ushtrimit të profesionit të avokatit.

Me tutje, Kryetari Ejupi, njoftoj delegatet me faktin se Oda e Avokatëve të Kosovës, si asnjëherë më parë, ka arritur që gjatë këtij viti, të marr vëmendjen institucionale se pozita e avokatit duhet të avancohet edhe përmes trajtimit në mënyrë të dinjitetshme, respektimit të vlerave të cilat i përçon avokati përmes këtij profesioni e misioni fisnik, por edhe krijimin e lehtësirave përmes gjithpërfshirjes së OAK-së dhe avokatëve në procesin e reformave të legjislacionit në fuqi.

Kryetari potencoi se gjatë vitit 2022, Oda, ka shënuar vit historik duke përmendur dhe elaboruar para delegatëve pikat si në vijim:

  • Digjitalizimi i disa shërbimeve të administratës:
  • Publikimi në kohë reale i angazhimeve të avokatëve sipas detyrës zyrtare në ueb faqe;
  • Krijimi i sistemit të pagesave, në mënyrë automatike dhe kontrollimi i buxhetit nga Zyra e Financave;
  • Roli i pakontestueshëm i përfaqësuesve të OAK-së, në ndryshimet e reja ligjore, me theks të veçantë në fushën e interesit të avokatisë, përkatësisht ndryshimet në Kodin e ri të Procedurës Penale, që avancojnë në mënyrë direkte rolin dhe rëndësinë e avokatit;
  • Me datë 14.10.2022 është inauguruar hyrja në objektin (zyrat e reja) e Odës së Avokatëve të Kosovës;
  • Në Shtator 2022 është paguar një këst i kredisë për objekt në vlerë 250,000.00€, nga ku OAK, ka kursyer vetëm nga kamata vlerën mbi 85,000.00€, derisa është ri programuar kredia ashtu që nga fundi i vitit 2029 sa ka qenë e paraparë përmbushja e detyrimit, është shkurtuar deri në fund të vitit 2024;
  • Objekti/banesa e OAK-së, në qendër të Prishtinës, në muajin Gusht 2022 është përkthyer në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, dhe e njëjta është lëshuar me qira;
  • Hapja dhe transmetimi online i mbledhjeve të Këshillit Drejtues, nga muaji Gusht 2022 në facebook-un e Odës së Avokatëve të Kosovës;
  • Ngritja e nivelit të përfaqësimeve të OAK-së në institucionet vendore dhe me partnerët ndërkombëtarë, nga ku janë realizuar benefite për OAK-në, përmes përkrahjeve të ndryshme, në përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e pozitës së avokatit gjatë ushtrimit të profesionit;
  • Realizimin e projekteve të ndryshme sipas detyrimeve që OAK-së i janë caktuar nga Strategjia për Sundim të Ligjit, si një nga akterët e sistemit të drejtësisë në Kosovë;
  • Përfaqësimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, në mekanizmat ndërkombëtarë, nga ku janë shkëmbyer ide dhe po ashtu do të realizohen projekte të ndryshme në të mirë të OAK-së dhe avokatisë në përgjithësi etj.
  • Kërkesa të vazhdueshme drejtuar institucioneve vendore për eliminimin e pengesave në të cilat hasin avokatët gjatë ushtrimit të profesionit, me theks të veçantë ndryshimet e udhëzimeve administrative për kompensimin e mbrojtësve me shpenzime publike të KGJK-së dhe KPK-së;

Në vazhdim të Kuvendit, delegatët e Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës, kanë diskutuar lidhur me pikën pesë të rendit të ditës, lidhur me propozim buxhetin e OAK-së, për vitin 2023, derisa pas diskutimeve të disa delegatëve dhe plotësim ndryshimeve, Kuvendi me shumicë të votave, aprovuan buxhetin e Odës për vitin 2023.

Po ashtu, konform rendit të ditës, delegatët pas diskutimeve për secilën pikë të rendit të ditës në vijim, aprovuan edhe Raportin e Auditimit financiar për vitin 2022, Raportin e Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2022, derisa në fund u miratua edhe Rregullorja për Procedurën Disiplinore për Avokatë dhe Praktikantë, e me këtë duke përfunduar Kuvendin e Rregullt Vjetor.