KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Reagim i Odës së Avokatëve të Kosovës, ndaj komenteve të kryetarit të degës regjionale në Prishtinë

03 July 2023

ekipi

Të nderuar anëtarë të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe gjithë opinioni publik,

Oda e Avokatëve të Kosovës, reagon ashpër ndaj akuzave të rënda dhe të pa baza të kryetarit të degës regjionale të Prishtinës, Nasuf Hasani në rrjetin e tij social facebook, e të publikuar në Gazetën Online Insajderi.

Ne e respektojmë lirinë e anëtarëve tanë për të shprehur mendimet e tyre, por duhet të kuptohet qartë se çdo deklaratë, paraqitje apo koment që si e tillë bie ndesh me Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit, do të trajtohet/shqyrtohet nga organet disiplinore të Odës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, siguron të gjithë avokatët dhe opinionin publik se krahasimet e OAK-së me organizata kriminale nga kryetari i degës regjionale të Prishtinës Nasuf Hasani, të janë akuza të pa baza, jo etike dhe jo profesionale, e të cilat dëmtojnë rënd imazhin e avokatit, por edhe të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve, bënë me dije se ndaj avokat Nasuf Hasani, është shqiptuar edhe masë disiplinore dënim me gjobë, (vendimi i formës së prerë), për shkak të sjelljeve e tij jo etike në raport me organet e Odës.

OAK, është e angazhuar në vazhdimësi për të ruajtur integritetin dhe imazhin profesional të anëtarëve të saj dhe do të vazhdoj të punoj për të ndihmuar avokatët në përmbushjen e detyrimeve të tyre në mënyrë etike dhe të përgjegjshme.

Në fund, dëshirojmë të theksojmë se Oda e Avokatëve të Kosovës, mbetet e përkushtuar për të përmbushur rolin thelbësor në forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit, brenda kompetencave të saj, por gjithashtu ju sigurojmë se në asnjë mënyrë nuk do të tolerohet askush që për interesa të caktuara të njollosë punën e mirë të organeve të Odës.