08 August 2023
Prishtinë, 08.08.2023 – Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21, për realizimin e emisionit javor Avokati në Studio, në këtë javë u diskutua lidhur me temën: “Fenomeni i dhunës në rritje, reagimi institucional e shoqëror ndaj këtij fenomeni”.
Në këtë emision, prezantoj z. Ardian Bajraktari – Avokat në Drenas.
Emisioni synon që të bëjë sensibilizimin e publikut të gjerë për çështje të ndryshme juridike, të drejtat, detyrimet dhe procedurat ligjore.
Po ashtu, synohet që të paraqitet roli i avokatit në realizimin e këtyre të drejtave misioni i tij fisnik dhe profesional, bazuar në ligjet në fuqi dhe normativën tjetër të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar Këtu.