13 September 2023
Prishtinë, 13.09.2023 – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Avni Vula. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet me datë 14.09.2023 (e enjte) në ora 13:00 në varrezat e Arbërisë, në Prishtinë.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Avokati Avni, u lind me 31.01.1945, në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1972, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1975.
Avokati Avni, ushtroi profesionin e avokatit nga data 11.06.2003, me seli të zyrës në Prishtinë.