KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati Fadil Sinanaj rizgjidhet Kryetar i Degës në Gjilan

14 November 2023

ekipi

Gjilan, 14.11.2023 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjilan, mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin janë zgjedhur kryetari, nënkryetari, sekretari dhe delegatet e kësaj Dege. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 88 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend, nga 113 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë.

Kuvendin e hapi me një fjalë rasti Kryetari i DR Gjilan z. Fadil Sinanaj, derisa Kryetari i OAK-së z. Behar Ejupi, përshëndeti punimet e këtij Kuvendi duke uruar që procesi zgjedhor të shkoj në mënyrë sa më demokratike, e duke theksuar se Oda e Avokatëve të Kosovës duhet të jetë në funksion të zbatimit të misionit të saj, e sa më afër anëtarësisë së saj, me qëllim të lehtësimit të ushtrimit të profesionit.

Avokatët e Degës Regjionale në Gjilan, vendosen përmes votimit se në mandatin e ardhshëm këtë Degë do ta udhëheq avokat Fadil Sinanaj i cili u zgjodh kryetar i Degës, me shumicë votash, ndërsa kundër kandidat ishte avokati Ardit Latifi.

Po ashtu, avokatët gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Gjilan. Nënkryetar i Degës Regjionale në Gjilan u zgjodh av. Mustafë Nuhiu, ndërsa për sekretar është zgjedhur avokatja, Uratë Neziri.

Avokatët e Regjionit në Gjilan zgjedhën 8 (tetë) delegatët e saj, të cilët do të përfaqësojnë  Degën, në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetarët e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.