KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt provimi nga Kodi i Etikës Profesionale, 53 kandidatë i nënshtrohen testimit

20 November 2023

ekipi

20.11.2023, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mbajti provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 53 kandidatë. Verifikimi i këtij provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.

Paraprakisht, me një fjalë rasti kandidatët i përshëndeti Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi, i cili pasi i’u dëshiroj sukses kandidatëve në provim, theksoi nevojën e përkushtimit të kandidatëve, për të arritur nivelet më të larta në zbatimin e Kodit të Etikës dhe përsëriti përkushtimin e Odës, drejtë mbrojtjes së interesave të të gjithë anëtarësisë, por edhe forcimit të sundimit të ligjit, në përgjithësi në Kosovë.

Mbikëqyrja dhe monitorimi i procesit të provimit u bë nga Komisioni vlerësues, në përbërje nga z. Bardh Maksuti, kryesues i Komisionit si dhe anëtarët z. Kemajl Ademaj dhe z. Osman Cucoviq. Po ashtu gjatë mbarëvajtjes së provimit mori pjesë edhe u.d. Drejtori Ekzekutiv Vjollca Ajeti.

Oda e Avokatëve të Kosovës, uron të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar provimin dhe ju dëshiron suksese në procedurat e mëtutjeshme të licencimit.

Të drejtën për t’iu nënshtruar këtij testimi e kanë kandidatët që kanë përfunduar Fakultetin Juridik dhe Provimin e Jurisprudencës.

Kandidatët të cilët kalojnë me sukses këtë provim certifikohen dhe evidentohen në librat e posaçëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.