KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati Blerim Ademaj rizgjedhet Kryetar i Degës në Pejë

23 November 2023

ekipi

Pejë, 23.11.2023 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Pejë, mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin janë zgjedhur kryetari, nënkryetari, sekretari dhe delegatet e kësaj Dege. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 134 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend, nga 155 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë.

Kuvendin e hapi Kryetari i DR Pejë z. Blerim Ademaj, i cili deklaroj se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit dhe hapi rrugë vazhdimin e mbledhjes sipas procedurave të Kuvendit zgjedhor.

Avokatët e Degës Regjionale në Pejë, vendosen përmes votimit se në mandatin e ardhshëm këtë Degë do ta udhëheq avokat Blerim Ademaj i cili u rizgjodh kryetar i Degës, me shumicë votash, ndërsa kundër kandidat ishte avokati Fatmir Kurmehaj.

Po ashtu, avokatët gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Pejë. Nënkryetare e Degës Regjionale në Pejë u rizgjodh av. Pranvera Zhara, ndërsa për sekretar është zgjedhur avokati, Rinor Puka.

Avokatët e Regjionit në Pejë zgjedhën 10 (dhjetë) delegatët e saj, të cilët do të përfaqësojnë Degën, në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetarët e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.