KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryesia e degës Regjionale në Ferizaj, u prit në takim nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj

29 February 2024

ekipi

27.02.2024, Ferizaj – Kryesia e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Ferizaj, u prit në takim nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ky takim kishte për qëllim paraqitjen e kërkesave dhe adresimin e problemeve të hasura nga avokatët, gjatë kryerjes së punëve të tyre në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Në këtë takim pjesëmarrës nga ana e OAK – Dega Regjionale në Ferizaj, ishin av. Admir Salihu (kryetar), av. Samir Reka (nënkryetar), av. Filloreta Hasani (Sekretare) dhe av. Xhemajl Ahmeti, kurse nga ana e përfaqësuesve të gjykatës kanë qenë të pranishëm gjyqtari Mustaf Tahiri (kryetar), gjyqtari Ilir Bytyqi (përgjegjës për lëndët penale/krime të rënda) dhe z. Aziz Sylejmani (mbikqyrës).

Gjatë këtij takimi janë diskutuar problematikat që kanë avokatët në kryerjen e punëve të tyre në raport me Gjykatën Themelore në Ferizaj. Përfaqësuesit e Degës Regjionale, kanë marrur zotimin nga përfaqësuesit e Gjykatës, se do të trajtohen të gjitha këto kërkesa dhe do të iu ofrohet një zgjidhje konkrete për secilën prej tyre. Mirëpo edhe lidhur me pakënaqësitë e përfaqësuesve të Gjykatës Themelore në Ferizaj në raport me avokatët e caktuar për veprimet e tyre individuale, Kryesia e Degës Regjionale OAK në Ferizaj, është zotuar se do t’i mënjanoj me qëllim të koordinimit ndërinstitucional dhe ruajtjes së reputacionit të avokatisë.