KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Shpallje Publike për Shprehje të Interesit për Mobilimin-Inventarizimin e objektit të OAK-së

27 May 2022

ekipi

27.05.2022, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), njofton palët e interesuara përkatësisht prodhuesit e mobileve, subjektet apo Kompanitë tjera të interesuara, për dorëzimin e ofertave për mobilimin-inventarizimin e objektit të ri të Odës së Avokatëve të Kosovës.

  • Ofertat duhet të bëhen sipas planimetrisë – projektit dhe dimensioneve të përcaktuara për objektin e OAK-së;
  • Plani i ndarjes fizike të objektit dhe projekti për inventarizim me të gjitha specifikat merren në zyrat e OAK-së, në Prishtinë;
  • Ofertat duhet të dorëzohen në pliko të mbyllura;
  • Afati për dorëzim të ofertave, është 15 ditë.

Rrjedhën e Procesit dhe detajet tjera i gjeni në shpallje.

Për çfarëdo informate shtesë, mund të kontaktoni në tel : 038/244-586, apo në e-mail: info@oak- ks.org