KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Konkurs me pagesë, për 4 (katër) juristë të diplomuar – praktikantë në OAK

01 March 2023

ekipi

01.03.2023, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mundëson praktikë 1 vjeçare (me pagesë) për 4 (katër) juristë të diplomuar në administratën e saj.

Kushtet:

Të jenë juristë të diplomuar sipas programit katër vjeçar ose t’i kenë përfunduar studimet master.

Dokumentet e nevojshme:

  • CV
  • Letër motivuese
  • Diploma e fakultetit juridik në Kosovë apo diplomën nga fakulteti juridik i ndonjë shteti tjetër e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit në Republikën e Kosovës (Kopje e noterizuar)
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal)
  • Certifikata që nuk jeni në marrëdhënie pune (origjinal)

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e shpalljes së konkursit dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në zyret e OAK-së në Rr. Bekim Fehmiu pn. (Ndërtesa e Arting), Kati IV - Prishtinë, deri me datë 15 Mars 2023 në ora 16:00.

Prishtinë, 01 Mars 2023