- Koordinatori i Qendres Trajnuese
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Koordinatori i Qendrës Trajnuese menaxhon dhe koordinon aktivitetet e Qendrës Trajnuese.
Koordinatori është zyrtari më i lartë dhe kryesor i Qendrës Trajnuese për Avokatë.
Përfaqëson Qendrën Trajnuese para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare;
Propozon projekt buxhetin vjetor të Qendrës Trajnuese për Avokatë;
Merr pjesë në punën e Këshillit Drejtues të OAK-së;
Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues të OAK-së;
Mbikëqyrë punonjësit e Qendrës;
Përgatitë raporte të rregullta vjetore dhe raporte tjera sipas kërkesës së Këshillit Drejtues të OAK-së;
Zbaton programet trajnuese të Qendrës si ;
- Arsimimin e Vazhdueshëm Ligjor Obligativ për Avokatë;
- Organizimin e provimit për specializimin e avokatëve;
- Organizimin e Provimit të Etikës për kandidatët për Avokatë;
- Kursin Përgatitor për Avokatë
- Kurse trajnuese për praktikanë;
- Kurse trajnuese për anëtarët vullnetarë;
- Organizimi i trajnimeve për trajnues;
- Mentorimi i gjeneratave;
- Përgatitjen e kandidatëve për provimin e jurisprudencës;
Siguron cilësi të programeve trajnuese duke miratuar, monitoruar dhe vlerësuar të gjitha programet e ofruara përmes mekanizmave të veçantë;
Vlerëson nevojat për trajnime për përfituesit e vet (anëtarësia e OAK-së);
Auditimi i bartësve për dhënien e kredive AVLO;
Vendosë dhe mbanë bashkëpunim me institucione të ngjashme vendore dhe të huaja lidhur me kompetencat e Qendrës Trajnuese;
Kryen punë hulumtuese dhe bashkëpunon me institucionet shkencore në funksion të zbatimit të kompetencave të Qendrës Trajnuese;
Mban të dhëna për trajnime dhe programe që realizohen në Qendrën Trajnuese;
Koordinatori për punën e tij rreth funksionimit dhe zbatimi të funksioneve të Qendrës i përgjigjet Drejtorit Ekzekutiv siç përcaktohet me Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës.