KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dobruna dhe Ahmeti dakordohen për marrëveshje mes dy institucioneve

21 January 2014

ekipi

Prishtinë, 21.01.2014 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Ibrahim Dobruna është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin kanë biseduar rreth krijimit të bashkëpunimit institucional në fushat të cilat do të jenë në interes të përbashkët.

Kryetari Ibrahim Dobruna uroj kryetarin Shpend Ahmeti për zgjedhjen e tij në krye të Komunës së Prishtinës, duke shprehur bindjen për dhënien e kontributit drejt arritjes së prioriteteve të përcaktuara në programin qeverisës të kryeqytetit, e cila do të ndikoj përmirësimin e jetës sa më të mirë të të gjithë qytetarëve të Prishtinës.

Të dy krerët e institucioneve diskutuan për pikat e mundshme për bashkëpunim në mes të dy institucioneve, si çështje të cilat do i paraprijë bashkëpunimeve tjera në të ardhmen. Gjatë takimit është dakorduar që të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi në fushat që do të identifikohen, e që kanë për qëllim interesin e të dy institucioneve.