KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Xhelal Kelmendi (1955 – 2014)

25 March 2014

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur sot (24.03.2014) anëtarin e saj të shquar, avokatin Xhelal Kelmendi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit Zatran në Pejë me datë 24 mars 2014 në orën 14:00.

Xhelal Kelmendi ka lindur më 06 shtator 1955 në qytetin e Pejës. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik me datë 15 qershor 1980, kurse provimin jurispodencës e ka dhënë në Prishtinë në vitin 21 maj 1984. Avokati, Xhelal Kelmendi është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 07 qershor 2006 me seli të zyrës në Pejë.

Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë. Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Pejë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.