16 May 2014
Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin për Juristët në Kosovës (PJK), ka organizuar takimin me avokatet të komunitetit pakicë të cilët janë edhe anëtar të OAK-së. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues nga OSBE në Kosovë.
Gjatë takimit janë paraqitur nevojat, kërkesat dhe shqetësimet e avokatëve pakicë me të cilat janë duke u ballafaquar në ushtrimin e profesionit të tyre.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna njoftojë avokatët pakicë lidhur me zhvillimet, aktivitetet dhe sfidat e Odës së Avokatëve të Kosovës. Z. Dobruna i informojë lidhur me ndryshimet me Ligjin e ri për avokatinë dhe rregulloret e brendshme të OAK-së. Ai kërkojë nga avokatet pakicë në regjionin e Mitrovicë që të jenë pjesë e komiteteve të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe zhvillimeve tjera përmes të cilave do të ndikojnë në përmirësimin e ushtrimit të profesionit të avokatit në sferën e minoriteteve.
Më tutje, shprehu se do të bëjë të pamundurën që kërkesat e tyre të jenë prioritare në angazhimet e ardhshme dhe do të veprohet konform rregullativës së OAK-së.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e OSBE-së, znj. Jasmina Gojani ofrojë gatishmëri për të marrë pjesë në takime të tilla dhe në kuadër të kësaj, ajo theksoi se OSBE është e gatshme për mbështetje në pikat dhe kërkesat që do të identifikohen gjatë takimeve.
Avokatet pakicë kanë përshëndetur takimin e organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës duke u shprehur se organizime të tilla janë lëvizje pozitive drejt përafrimit të avokatëve të komuniteteve me OAK.
Disa nga çështjet që u diskutuan gjatë takimit ishin; Njoftimi për seminare, përkthimi i materialeve në gjuhet zyrtare, çështja ex-officio, probleme me përfaqësime në Veri të Mitrovicës, respektimi i dinjitetit të avokatit, pjesëmarrja në organet e OAK etj, manifestimi i Ditës së Avokatisë, tarifa e avokatëve.