KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK përmbylli manifestimin “Dita e Avokatisë 2014” – 41 vjet OAK

10 June 2014

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës shënoi manifestimin “Dita e Avokatisë” dhe 41 vjetorin e themelimit të saj, të mbajtur në Prishtinë me datë 7 dhe 9 qershor 2014. Gjatë manifestimit morën pjesë avokatë, gjyqtar, prokuror dhe personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare, të cilët e vlerësuan lartë rolin e avokatisë në Republikën e Kosovës. Manifestimi është përcill me ngjarje dhe aktivitete të veçanta të cilat e kanë bërë madhështore këtë manifestimin.

Me rastin e manifestimit të kësaj dite për avokatinë në Kosovë, OAK ka zhvilluar një mori aktivitetesh, ku synim të saj ka pasur shërbimin ndaj komunitetin dhe gjithë përfshirjen në aktivitete.

Hapja e manifestimit është karakterizuar edhe me dhënien e betimit të avokatëve dhe praktikantëve të avokatisë të cilët kanë dhënë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe para audiencës në sallë.

OAK për të fuqizuar rolin e juristëve femra në shoqëri ka organizuar konferencë me juristet femra të cilat kanë diskutuar rreth temës: “Roli dhe sfidat e femrave avokate në ushtrimin e profesionit ligjor”. Gjatë kësaj konference janë nxjerr rekomandime të cilat do ju drejtohen institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për fuqizimin e rolit të juristeve femra.

Ceremonia e dhënies së betimit

Ndërsa, gjatë manifestimit qendror është organizuar edhe konferenca e përgjithshme me temë: “Sistemi i avokatisë në Kosovë në perspektivën e bashkëpunimit ndërkombëtar”. Panelistë të konferencës ishin: Ibrahim Dobruna, Kryetar i OAK, Elizabeth Givens ABA/ROLI, Salih Mekaj, Kryetari i Gjykata e Apelit, Harold D. Dampier, Jr., Shef i Programit për Juristet në Kosovë si dhe Dastid Pallaska, Avokat. Konferenca e përgjithshme është e paraparë të organizohet një herë në vit sipas Ligjit për avokatinë.

OAK, i ka vër fokus të veçantë programit ”Vetëdijesimi Ligjor i Komunitetit – ofrimi i ndihmës juridike falas për qytetaret”, e cila është mbajtur në Sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, nga Grupi i Avokateve, nga Organizata CLARD, përfaqësues nga OSBE si dhe nga praktikantet e Odës.

Ndërsa, duke shprehur ndjenjën e solidaritetit të këtij profesionit dhe të manifestimit të “Ditës së Avokatisë”, me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut është organizuar dhurimi vullnetar i gjaku - në dobi të komunitetit në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Po ashtu, janë organizuar edhe dy gjykime të improvizuar me praktikantet e avokatisë në lëmin penale dhe civile. Të pranishmit në këtë aktivitet ishin mysafir nga regjioni, avokatë, praktikantë, përfaqësues të OAK-së si dhe familjar. Gjykimi i improvizuar është mbajtur në Gjykatoren e Fakultetit Juridikë të Universitetit të Prishtinës.

Panelist në konferencën e përgjithshme