26 June 2014
Lipjan - Nën organizimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, respektivisht Komitetit për Çështje Gjinore është organizuar vizita studimore me anëtaret e Komitetit për Çështje Gjinore, studente nga Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës, studente të Kolegjit “Iliria”, studente nga Kolegji “Fama”, studente nga Kolegji “Juridika”, studente nga Kolegji “Biznesi” .
Qëllimi i vizitës kishte të bënte me fuqizimin, mbrojtjen dhe motivimin e femrave në drejtësi, organizon vizitë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Vizita nga studentet e avokatisë në Qendrën Korrektuese në Dubravë të Istogut, u njohën për së afërmi me kushtet e të burgosurve, si bëhet trajtimi adekuat i njerëzve të cilët vuajnë dënimet si dhe me sistemin brenda për brenda burgut.
Numri i Praktikantëve të pranishëm në këtë vizitë studimore ka qenë 35. Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, grupi nën udhëheqjen e stafit të OAK-së, është pritur nga zv. Drejtori i Qendrës Korrektuese, z. Heset Loku i cili ka njoftuar pjesëmarrësit e kësaj vizite për Qendrën korrektuese, funksionimin e saj, numrin e të dënuarve aktual, kapacitetet e kësaj qendre për të pranuar të dënuar të tjerë, aktivitetet me të cilat ata merren gjatë qëndrimit në vuajtje të dënimit.
Nën përcjelljen e zyrtarëve kompetent, pjesëmarrësit kanë vizituar pavijonet e kësaj Qendre Korrektuese, qendrën e kontrollit, spitalin, menzën, shkollën, bibliotekën, Qendrën e Trajnimeve dhe punëtoritë, duke vështruar nga afër kushtet e të dënuarve dhe fazat në të cilat ata kalojnë gjatë mbajtjes së dënimit.
Është vlerësuar se kjo vizitë ka arritur qëllimin e saj meqenëse juristet femra janë njohur më për së afërmi me trajtimin që u ofrohet të burgosurve, kushtet në të cilat ata qëndrojnë në vuajtje të dënimit dhe ndikimi i tyre në riintegrimin dhe risocializimin e të burgosurve.