KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Dobruna priti në takim konsulentët e GIZ në Kosovë

25 June 2014

ekipi

Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Ibrahim Dobruna priti në takim konsulentët e "Projektit të Reformës Juridike" të GIZ në Kosovë dhe Misionit të ardhshëm të GIZ, Lothar Jahn, Lena Ollenschläger dhe Michael Riegner.

Kryetari i OAK-së dhe konsulentët gjerman kanë diskutuar për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe fazat reformuese të këtij sistemi gjatë këtyre viteve. Dobruna vlerësoj lartë Projektin e Reformës Juridike në kuadër të GIZ në Kosovë duke vënë theksin në komentare dhe përmbledhje të ligjeve të cilat janë botuar gjatë këtyre viteve, e prej të cilave kanë përfituar shumë gjyqtar, prokuror dhe avokatë.

Pjesëmarrësit në takim janë dakorduar për krijimin e bashkëpunimit në fushat e Arsimimit Ligjor.