KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Dobruna uron SHBA-të për 4 Korrikun - Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

04 July 2014

ekipi

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uron ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe të të gjithë avokatëve në Republikën e Kosovës, me rastin e 238 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju përgëzoj Juve dhe popullin e SHBA-së këtë ditë të rëndësishme. Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar mbi të gjitha në paqe, liri dhe përpjekje të përbashkët në arritjen e qëllimeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë lider i lirisë dhe demokracisë dhe një mbështetës i madh i shtetit tonë, në të gjitha arritjet e saja, andaj do t’i jemi përherë mirënjohës i popullit dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e dhënë vendit tonë, në përpjekjet tona të djeshme për të fituar lirinë dhe në këto të sotmet për të ndërtuar shtetin dhe demokracinë e vërtetë në Republikën e Kosovës.

Populli i Kosovës vlerëson shumë vlerat e civilizimit dhe progresit që populli Juaj ka sjellë për njerëzimin, të ardhmen dhe një jetë më të mirë.

Zyra për Komunikim