17 June 2014
Oda e Avokatëve të Kosovës nga data 16 deri më 18 qershor 2014 pati për vizitë avokatin, nga Oda e Avokatëve të Parisit, z. Xavier Autain,e cila vizitë rezultoi si bashkëpunim ndërmjet Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Ambasadës Franceze në Prishtinë.
Avokati Xavier Autain me datën 16 qershor 2014 në një takim pune u mirëprit nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Dobruna dhe përfaqësues të Odës. Qëllimi i takimit ishte mundësia e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet Odave të të dy vendeve.
Me datën 17 qershor 2014 në orën 10:00-12:00 u zhvillua takimi i përbashkët me z.Autain, avokaten Merita Stublla-Emini si përfaqësuese e OAK-së dhe Ma.sc.Vjollca Ajeti Zyrtare e Zyrës Disiplinore të OAK-së. Qëllimi i takimit ishte njohja më për së afërmi me sistemin disiplinor të OAK-së, që nga fillimi i zhvillimit të procedurës disiplinore, masat të cilat shqiptohen ndaj avokatëve anëtarë të OAK-së, mënyra e zhvillimit të procedurave disiplinore, normativën në të cilën bazohet OAK për zhvillimin e procedurës disiplinore dhe shqiptimin e masave disiplinore, deri tek përfundimi i zhvillimit të procedurës pranë organit të shkallës së dytë të OAK-së.
Gjithashtu, av.Autain paraqiti mënyrën e funksionimit të sistemit disiplinor në Francë, ku rol të veçantë i kushtoi edhe Kodit të Deontologjisë, sistemit “CARPA” (mekanizëm financiar i depozitimit të mjeteve nga palët, që menaxhohet nga Oda e Avokatëve ) si një sistem i panjohur për Kosovën.
Gjatë zhvillimit të takimit u diskutua edhe për rolin e avokatit dhe mënyrën e përfaqësimit të tij para organeve gjyqësore dhe prokuroriale, angazhimit të avokatëve ex-officio nga OAK para organeve të drejtësisë, sfidave me të cilat ballafaqohen avokatët gjatë eksperiencës së tyre profesionale etj.
Takimi me ekspertin francez vazhdoi po të njëjtën datë nga ora 15:00 - 17:00, me mbajtjen e një tryeze të rrumbullakët në Qendrën Trajnuese për Avokatë, në të cilën morën pjesë edhe:
Qëllimi i kësaj tryeze ishte prezantimi për themelimin dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit të fondeve "CARPA", mënyrës së përdorimit të parave, sistemit të regjistrimit të avokatëve francez në shkollën e avokatëve, mënyrën e menaxhimit të fondeve dhe dhënien e donacioneve për ndërtimin e shkollave, zhvillimin e komunikacionit etj. Gjithashtu gjatë kësaj tryeze u treguan edhe shembujt për vendet që e kishin aplikuar sistemin e menaxhimit “CARPA” si p.sh. Maroku (dy vite me parë) dhe eksperiencat e saj.
Takimi me ekspertin francez vazhdoi po të njëjtën datë nga ora 18:00, me kryetarin e Komisionit Disiplinor të Shqyrtimit, av.Dastid Pallaska.
Me datën 18 qershor 2014 në orën 09:00 – 10:00, eksperti francez, Xavier Autain ka zhvilluar takim me kryetarin e Bordit Drejtues të QTA-së, Prof. Dr. Visar Morina. Qëllimi i takimit ishte njohja më për së afërmi me aktivitetin e Qendrës Trajnuese për Avokatë njëherit me programet që QTA zhvillon si AVLO (arsimimi i vazhdueshëm ligjor i obliguar); PGJP (programi gjithëpërfshirës për praktikantë; TPJ Trajnimet për Provim të Jurisprudencës. Të cilat aktivitete janë prezantuar nga kryetari i Bordit të QTA-së.
Më tutje z. Autain ka shtuar se edhe në Francë, Avokatët janë të obliguar të ndjekin trajnimet dhe se së bashku me OAK-në ka se çfarë të bashkëpunohet në këtë drejtim, duke theksuar se shumica e ligjëruesve në Odën e Avokatëve të Parisit janë avokatë dhe ligjërojnë pro bono, por të njëjtëve këto orë u përllogariten kredi AVLO.
Ka theksuar po ashtu, rolin e shkollës së Avokatisë së Parisit në trajnimin e Avokatëve, në veçanti të quajturin: “Kamp Veror’, ku çdo vit në fund të muajit korrik organizohet ky kamp dhe avokatët që nuk i kanë fituar kreditë përgjatë gjithë vitit e kanë mundësinë që t’i fitojnë më ndjekjen e trajnimeve të organizuara për disa ditë radhazi njëherit të takohen dhe të kalojnë kohë mes vete.
Rekomandim i cili doli si rezultat i këtij takimi ishte edhe që:
Ndërsa në po të njëjtën ditë nga ora 10:00 deri në orën 11:30, është bërë një rishikim i të tria ditëve ndërmjet ekspertit francez z.Xavier Autain dhe Koordinatores së Qendrës Trajnuese të Odës së Avokatëve të Kosovës znj. Albulena Ukimeraj. Koordinatorja e QTA-së, ka përcjellur të gjitha takimet e z.Xavier Atain gjatë vizitës në OAK, nga 16 - 18 Qershor 2014. Përgatiti: Ma.sc.Vjollca Ajeti - Zyrtare e Zyres Disiplinore