KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokatja Hateme Ajvazi (1952 – 2014)

28 October 2014

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur dje (27.10.2014) anëtaren e saj të shquar, avokaten Hateme Ajvazi. Varrimi i të ndjerës bëhet me datë 28 tetor 2014 (e martë), në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Sveqël të Komunës së Podujevës.

Me këtë rast, Dega Regjionale e OAK-së në Prishtinë organizon mbledhjen komemorative sot me datë 28 tetor 2014 në ora 12:00 në zyret e OAK-së, Rr. Tirana, Nr. 19, Prishtinë.

Hateme Ajvazi ka lindur më 10 shkurt 1952 në Fshatin Lupç i Poshtëm të Komunës së Podujevës. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik me 26 prill 1988, kurse provimin e jurisprudencës e ka dhënë me datë 15 korrik 1990 në Prishtinë. Avokatja, Hateme Ajvazi është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 11 shtator 2012 me seli të zyrës në Prishtinë.

Hateme Ajvazi nga viti 2000 deri në vitin 2010 ka qenë gjyqtare në Gjykatën për Kundërvajtje në Prishtinë.

Largimi i saj i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prishtinë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të saj.