KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Njerëzit e drejtësisë diskutojnë barazinë mes palëve në Gjykata

01 November 2014

ekipi

Gjilan - Përfaqësues te Gjykatës, Prokurorisë, Policisë, dhe avokatë nga komuna e Gjilanit u mblodhën të premten për të diskutuar rreth barazisë së palëve në procedurë në takimin e organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri tregoi gjendjen aktuale të kësaj komune. “Do të mundohemi t’i eliminojmë mangësitë të cilat dolën si rekomandime nga ky takim”, tha Haziri

Linku video: https://www.youtube.com/watch?v=a4CWCVH48_M&list=UUns3sIODWs-qaDA003jPavA&index=1

Sipas avokatit Shemsedin Pira rajoni i Gjilanit qëndron më mirë se rajonet tjera të Kosovës në barazinë e palëve në gjykata.

“Realiteti nuk është shumë për të debatuar në mënyrën e kualitetit sepse ka problem në gjykata dhe prokurori, mirëpo situata ne regjionin e Gjilanit është pak më stabile se në regjionet tjera”, tha Pira.

Ndërsa zëdhënësi i Odës së Avokatëve, Flamur Ramadani tregoi rëndësinë e takimeve regjionale të quajtura si “Bench Bar”.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, përveç regjionit të Gjilanit është duke diskutuar tema të tjera edhe në regjionet tjera dhe këto takime do të përmbyllën më një konferencë qendrore në fund të dhjetorit, ku do të jenë të ftuar krerët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar të gjeturat e vitit 2014”, tha Ramadani.

Në këtë takim u nxorën edhe disa rekomandime që palët të shërbehen më të gjitha shkresat e lëndës dhe që avokatët të profilizohen në drejtime të caktuara.

NGA

BEHAR MUSTAFA - BIRN