KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 marsin

06 March 2015

ekipi

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, me kënaqësi të veçantë me rastin e manifestimit të 8 marsit – Ditës ndërkombëtare të gruas, uroj të gjitha zonjat dhe zonjushat me uniformë të avokatisë për këtë ditë të veçantë manifestimi.

Si kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Ju siguroj se do të punoj më tutje në ngritjen profesionale të secilës avokate dhe praktikante, trajnimit tuaj të veçantë me të drejta të barabarta.

Ndaj, duke iu uruar edhe njëherë për shumë vjet 8 Marsin, ju uroj shëndet ju, familjeve tuaja, të dashurit tuaj, fëmijëve, atyre që për ne janë ndoshta arsyeja pse çdo ditë të ditës sonë luftojmë, e në fakt është gjëja më e jashtëzakonshme që mund t’i ndodhi një gruaje, të pasurit e një familje, të pasurit e trashëgimisë tonë gjenetike dhe shpirtërore që ta bëjë shoqërinë kosovare të jetë akoma më e mbarë, e fortë, e shëndetshme.

Duke çmuar këtë ditë, Komiteti për Çështje Gjinore i OAK-së do të organizon vizitë shoqëruese në Pogradec të Shqipërisë me të gjitha avokatet femra të Odës së Avokatëve të Kosovës. Në kuadër të kësaj vizite manifestuese do të ndahen shpërblimet për tri esetë më të mira për studentet femra të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Le të shërbejë kjo ditë e përpjekjes dhe angazhimeve të përbashkëta në realizimin e synimeve tona.

Ta gëzoni festën!

Ibrahim Z. Dobruna

Kryetar

Prishtinë,

Me 07 mars 2015