KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Barazia e palëve diskutohet në tryezën e Odës

25 November 2014

ekipi

Mitrovicë - Barazia e palëve në procedurë penale ishte tema e takimit të fundit për këtë vit të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës në Mitrovicë.

Kada Bunjaku Përquku, kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, theksoi së takimet e Odës së Avokatëve të Kosovës janë shumë të frytshme.

“Barazia e palëve në procedurë është temë qe zgjon interesim të madh, sepse ne jemi të interesuar të shohim sa jemi duke e zbatuar barazinë e palëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës”, tha Bunjaku-Përquku.

Prokurori Ismet Ujkani nga Prokuroria e Mitrovicës kërkoi gjëra konkrete për takimet e radhës.

“Prokuroria e Mitrovicës ka bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës dhe Gjykatën Themelore të Mitrovicës, po unë po mendoj se këto takime në të ardhmen të fokusohen në gjëra konkrete”, theksoi Ujkani.

Safet Voca, kryetari i Odës së Avokatëve për Rajonin e Mitrovicës, falënderoi aktorët e këtyre takimeve.

“Dua t’i falënderoj të gjithë aktorët qe kanë marrë pjesë në takimet e odës dhe besoj shumë që me këto takime kemi arritur t’i shtyjmë sadopak gjërat pozitivisht”, tha Voca.

Ndër të tjera, u mësua së Oda e Avokatëve të Kosovës në fundin e dhjetorit të këtij viti në Prishtinë do ta mbajë konferencën përmbyllëse të takimeve të quajtura “Bench Bars” me aktorët kryesorë të drejtësisë.

Linku i publikimit në kallxo.com: http://live.kallxo.com/sq/MTL/Barazia-e-Paleve-Diskutohet-ne-Tryezen-e-Odes-3319

NGA

BEHAR MUSTAFA - BIRN