27 November 2014
Prishtinë - Në një ceremoni solemne dhanë betimin njëmbëdhjetë (11) avokatë dhe pesëdhjetekatër (54) praktikantë në Odën e Avokatëve të Kosovës.
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj kanë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhe Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj dhe avokatit, z. Halim Koliqi të cilët gjeneratat tilla i kanë cilësuar si kontribuues të ardhshëm dhe të denjë të drejtësisë në vend.
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 576 avokatë dhe 224 avokatë praktikantë.
Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 1250 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.