11 December 2014
Në takimet Bench Bar për vitin 2014 kanë marrë pjesë 490 gjyqtar, prokuror, avokat dhe përfaqësues të policisë në 7 regjione të Republikës së Kosovës dhe janë zhvilluar 28 takime.
Oda e Avokatëve të Kosovës ka përmbyllur për vitin 2014 me fazat e takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë. Në të gjitha këto takime kanë marr pjesë një numër i madh i gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe Policisë së Kosovës. Nga 28 takime gjithsej sa janë organizuar në 7 regjione, për dallim nga vitit 2013 në të cilën morën pjesë 485 pjesëmarrës, në vitin 2014 kanë marr pjesë 490 pjesëmarrës nga akteret kryesor të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në çdo regjion të Kosovës janë zhvilluar nga katër takime të përbashkëta Bench Bar.
Në këto takime janë diskutuar shumë tema që ndërlidhen me problematikat e hasura në zbatimin e legjislacionit juridik në Kosovë. Këto takime të përbashkëta kanë ndihmuar në përafrimin e praktikave nëpër regjione me çka i është dhënë një shtytje zbatimit të dispozitave të cilat janë shfaqur shqetësime rreth zbatimit të tyre.
Një segment mjaft i rëndësishme i këtyre takimeve ka qenë debat interaktiv të akterëve pjesëmarrës. Ata kanë paraqitur shqetësimet e institucioneve të tyre tek përfaqësuesit relevant në regjione dhe kjo mënyrë ka ndikuar në eliminimin e shumë probleme të hasura në praktik.
Takimet Bench Bar do të zhvillohen edhe gjatë vitit 2015 me të njëjtin format dhe do të trajtohen tema me interes për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Vitin 2014, takimet Bench Bar i ka gjetur me përkrahje të një pjesshme të tryezave nga organizata Ndërkombëtare UNICEF, e cila vetëm gjatë vitit 2014 ka përkrahur financiarisht 5 takime Bench Bar, të cilët prekin temat që ndërlidhen me Procedurat Penale për të Mitur. Sipas projektit të UNICEF për mbështetje të OAK-së, UNICEF do i përkrah 9 takime të tilla edhe në vitin 2015.
Oda e Avokatëve të Kosovës në gjysmën e dytë të vitit 2014, ka filluar bashkëpunimin me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), për monitorimin e tryezave Bench Bar. Roli i BIRN gjatë këtyre takimeve kanë qenë mjaftë i rëndësishëm në informimin e opinionit publik lidhur me të diskutimet e zhvilluara, çështjet problematike të hasura në mes aktereve pjesëmarrës dhe tejkalimit të atyre problemeve. Në këtë kuadër, në çdo takim ka qenë prezent edhe një përfaqësues nga BIRN i cili ka luajtur një rol aktiv në debate. BIRN ka konfirmuar se do të jetë pjesë e këtyre takimeve edhe gjatë vitit 2015.
Duke parë rëndësinë dhe të gjeturat e këtyre takimeve Bench Bar për vitin 2013 dhe 2014, Oda e Avokatëve të Kosovës do të organizon konferencën qendrore me datë 23 dhjetor 2014, në të cilën do të marrin pjesë të gjithë akterët kryesor të sistemit të drejtësisë. Në këtë konferencë do të adresohen çështjet më problematike të cilat janë identifikuar për gjatë këtyre 2 viteve.
Iniciativa e këtyre takimeve ka ardhur falë bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës de Programit për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID dhe NCSC.
Qëllimi i këtyre takimeve të përbashkët është themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë. Këto takime të përbashkëta janë joformale dhe çështjet që diskutohen janë specifike dhe të fokusuara. Takimet e përbashkëta mbahen në grupe të vogla dhe janë të rregullta. Në fund të çdo takimi pjesëmarrësit propozojnë zgjidhje konkrete për çdo dileme të identifikuar. Këto zgjidhje mandej do të ndahen me autoritetet regjionale dhe ato të nivelit qendror.
Degët Regjionale të avokateve janë forma të organizimit territorial de aktivitetit të Odës së Avokatëve të Kosovës, të cilat nën kushtet e përcaktuara me ligj janë të themeluara sipas Statutit të OAK-së, Tubimet regjionale janë organizuar sipas regjioneve të cilat i përgjigjen shtrirjes territoriale të Gjykatave të Qarkut, sipas organizmit të sistemit gjyqësor të Kosovës, përkatësisht dega regjionale; Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.
Koordinator i takimeve Bench Bar për vitin 2013 dhe 2014 ishte i angazhuar, Flamur Ramadani, Zyrtar për Komunikim në Odën e Avokatëve të Kosovës.
SHKARKONI TEMAT E TAKIMEVE BENCH BAR 2014