KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Trajnim i Trajnerëve (TT) në OAK për anëtarët e komunitetit jo shumicë të OAK-së

08 December 2014

ekipi

Mitrovicë - Oda e Avokatëve tw Kosovës dhe projekti NCSC i USAID-it organizuan një trajnim të avancuar të trajnerëve (TT) për pjesëtarët e komunitetit jo shumicë të OAK-së.

Sesioni i TT-së u mbajt në Mitrovicën e Veriut dhe u zhvillua në kontekstin e përpjekjeve të vazhdueshme të PJK-së dhe OAK-së me fokusim në rritjen e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit jo-shumicë në anëtarësinë dhe aktivitetet e OAK-së.

TT është po ashtu pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të OAK-së për fuqizimin e kapaciteteve të brendshme të trajnimit për të siguruar ofrimin e trajnimit cilësor në kuadër të programit të Arsimit të Vazhdueshëm Ligjor (AVLO). Nga tani e tutje, dy trajnuesit e certifikuar, avokatët Nebojsa Vlaic dhe Miroslav Brkljac do të ofrojnë trajnime në gjuhën serbe, kështu që do t'i mundësojnë OAK-së të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për të gjithë pjesëtarët e saj, duke përfshirë edhe ata të komunitetit jo shumicë. Numri i përgjithshëm i trajnuesve të certifikuar të OAK-së tani ka arritur në 49.

Trajnimi u mbajt nga dy trajnues me përvojë, avokati Adem Vokshi dhe Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës, Lavdim Krasniqi. Trajnuesit shpjeguan Doracakun e Trajnimeve të OAK-së si dhe diskutuan dobitë dhe përdorimin e metodave të bazuara në praktikë për angazhimin e pjesëmarrësve të trajnimit në debate të njëpasnjëshme në lidhje me teknikat e trajnimit. Loja e roleve, modelet e fakteve fiktive, video shfaqjet, etj. U paraqitën si mjete bashkëvepruese që duhet të përdoren në një trajnim. Më tej, nga pjesëmarrësit e trajnimit u kërkua të bëjnë ushtrime për zhvillimin e agjendave dhe planeve të trajnimit.

Programi për Juristët në Kosovë nga USAID-i është duke punuar me OAK-në në avancimin e programit të ADVL-së prej janarit të vitit 2012.