KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Dobruna priti në takim Ekipin Pro Bono të DLA Piper

08 December 2014

ekipi

Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna dhe Kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore, Merita Stublla Emini priten në takim përfaqësuesit e NCSC dhe Ekipin Pro Bono i DLA Piper, Mary Gately dhe Sara Andrews.

Ky takim ishte takim prezantues në të cilin janë diskutuar planet e javës. Kryetari Dobruna theksoi se OAK ka përfituar shumë të arritura me përkrahjen e NCSC dhe DLA Piper.

Znj. Gately dhe Znj. Andrews e informuan Kryetarin Dobruna dhe Kryetaren Stublla Emini për objektivat aktuale javore të misionit të tyre në përkrahje të Komitetit për Çështje Gjinore dhe Komitetit të ri Jo-Shumicë të OAK.