KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës dënon sulmin terrorist në Paris

09 January 2015

ekipi

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna i dërgoi letër Ambasadores Franceze në Kosovë, znj. Maryse Daviet në të cilën ka dënuar sulmin terrorist në Paris.

Shkelqësia Juaj,

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin tim personal, shprehë indinjatën, keqardhjen e thellë si dhe e dënojmë ashpër aktin terrorist që ndodhi në redaksinë e gazetës satirike franceze Charlie Hebdo, në Paris.

Sulmi ndaj gazetës, konsiderojmë sulm ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe fjalës së lirë.

Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin liridashës francez, duke u solidarizuar me familjet e të gjithë atyre që humbën jetën, por edhe mbarë popullin francez dhe lutemi që raste të tilla të mos ndodhin më asnjëherë.

Av. Ibrahim Z. Dobruna – Kryetar

Oda e Avokatëve të Kosovës