20 January 2015
Mitrovicë – Komiteti për çështjen e komuniteteve jo shumicë i Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti takimin për shqyrtimin e planit të punës dhe fazat e realizimit të saj për vitin 2015.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, përfaqësues nga Projekti për Juristet në Kosovë dhe nga OSBE në Kosovë të cilët vlerësuan lartë planin strategjik duke theksuar se tashmë, Komiteti i ka objektivat e qarta për angazhim gjatë vitit 2015.
Anëtaret e Komitetit dhanë propozimet dhe komentet e tyre për planin e prezantuar dhe e njëjta pritet të aprovohet nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës. Po në këtë takim, është diskutuar edhe raporti Memo i kryetarit të Komitetit për Çështje jo shumicë i cili pritet të raportoj para Këshillit Drejtues të OAK-së në fund të muajit janar 2015.