KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

17 kandidatë iu nënshtruan provimit për avokat në OAK

26 January 2015

ekipi

Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës ka organizuar Provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë për 17 kandidatë të cilët kanë aplikuar gjatë këtij afati. Verifikimi i provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.

Kandidatet të cilët kalojnë provimin në mënyrë të suksesshme, do të shqyrtohen me dokumente tjera përcjellëse nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 565 avokatë dhe 224 avokatë praktikantë. Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 1200 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.