KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dobruna dhe Kuçi: Bashkëpunim për një sistem efikas të drejtësisë

29 January 2015

ekipi

Prishtinë - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna dhe Drejtori Ekzekutiv, Yll Zekaj janë pritur në takim nga Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi me të cilin ka diskutuar lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellët për një sistem efikas të drejtësisë në Kosovë.

Kryetari Dobruna dhe Ministri Kuqi diskutuan rreth sistemit Noterial në Kosovë.

Kryetar i OAK-së, Ibrahim Dobruna shprehu brengën me sistemin Noterial në Kosovë, siç theksoi ai avokatet janë të mllefosur me këtë sistem nga i cili janë dëmtuar shumë avokatë. Lidhur me këtë problematik Dobruna njoftoi Kuçin se avokatët kanë adresuar shumë ankesa në OAK dhe një situatë e tillë është e paqëndrueshme në atë masë sa që greva nga avokatet është e pashmangshme nëse nuk gjejmë një zgjidhje në këtë drejtim.

Ministri i Drejtësisë duke parë përkeqësimin e situatës nga njoftimi i kryetarit, kërkojë në mënyrë të menjëhershme formimi e një Komisioni për amendamentin e Ligjit të Noterisë. Ministri gjithashtu kërkojë që njëri nga anëtarët e Komisionit duhet të jetë nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Kuçi gjithashtu propozojë një takim të përbashkët me Odën e Noterisë për të diskutuar rreth këtyre problemeve të shfaqura.

Dobruna paraqiti nevojën për zgjedhjen e problemit të hapësirës për zyre qendrore të OAK-së. Sipas Dobrunes, OAK është duke u ballafaquar me kushte të vështira të hapësirës së zyrës, andaj shumë aktivitete po janë të pa mundshme të realizohen. Ndërsa, për sa i përket Pallatit të Drejtësisë, Dobruna shtroi nevojën për zyre për avokatë për konsultim me klientët.

Ministri Kuçi duke folur rreth hapësirës për zyre për OAK-në tha se do të angazhohet në zgjedhjen e një objekti të përhershëm dhe të përshtatshëm për Odën e Avokatëve të Kosovës pasi sipas tij, është një premtim të cilin e ka dhënë kohë më parë. E ndërlidhur me kërkesën për zyre për avokatë në Pallatin e Drejtësisë, Kuqi mirëpriti propozimin dhe u shpreh se për këtë çështje do të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna gjatë takimit kërkojë mbështetje nga Ministria e Drejtësisë për krijimin e një fondi për avokatë të cilët pritet të angazhohen në çështjet para Gjykatës Speciale për Kosovën.

Ministri Kuçi në këtë drejtim theksoi nevojën e bashkëpunimit me Odën e Avokatëve të Kosovës, e cila sipas tij, Gjykata Speciale është një çështje mjaftë e ndjeshme dhe delikate për të cilën bashkërendimi i institucioneve të drejtësisë është krucial.

Më tutje, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se Ligjet të cilat do të amadamentohen do të inkorporohet edhe llogaridhënia dhe për këtë, mirëpres një korrektim të sistemit të drejtësisë nga jashtë dhe atë sidomos nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Ministri gjatë përmbylljes së takimit u shpreh se nuk pres që gjyqësori të jetë i mirë pa avokatë të mirë.