KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve dhe Oda Stomatologjike pajtohen për bashkëpunim të ndërsjellët

04 February 2015

ekipi

Prishtinë – Kryetari i Odës së avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna priti në takim përfaqësues të Odës Stomatologjike të Kosovës në krye me kryetarin, Prof. Dr. Kujtim shala me të cilët bisedojë për krijimin e bashkëpunimit të përbashkët mes dy institucioneve.

Oda Stomatologjike e Kosovës është organizatë e pavarur profesionale e mjekëve që ushtrojnë veprimtari profesionale në Republikën e Kosovës.

Kryetari Dobruna informoi përfaqësuesit e Odës Stomatologjike të Kosovës lidhur me funksionimin e Odës së Avokatëve të Kosovës si organizatë publikë dhe vetëqeverisëse, duke theksuar në veçanti mekanizmat e brendshëm të cilat e rregullojnë dhe e bëjnë të pavarur OAK-në.

Në anën tjetër, kryetari Prof. Dr. Kujtim shala shprehu interesimin për mënyrën e funksionimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, pasi sipas tij, Oda Stomatologjike e Kosovës është një organizatë e re dhe është në hapa të parë të zhvillimit dhe vënies së bazave funksionale për fushëveprim si organizatë.

Me këtë rast, kryetari Dobruna ofrojë gatishmërinë e OAK-së për të përkrahur Odën Stomatologjike të Kosovës në fushën e krijimit të bazës juridike të institucionit të tyre.

Të dy kryetaret u dakorduan për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit e cila do të ketë për bazë aspektin juridik të përkrahjes së organizatës Stomatologjike dhe çështjet tjera që priten të identifikohen.