13 February 2015
Mitrovicë – Kryetari i Komitetit për Minoritete, Ljubomir Pantovic dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Yll Zekaj takuan përfaqësuesin e programit Public International Law & Policy Group, Kent Fogg dhe përfaqësuesin e OSBE, Goran Duka.
Kryetari Pantovic dhe drejtori Zekaj informuan pjesëmarrësit lidhur me iniciativat dhe hapat e ndërmarra të Komitetit për Minoritete të cilat janë të ndërlidhura me zbatimin e planit strategjik të Komitetit për vitin 2015. Gjatë takimit janë identifikuar edhe nevojat alternative shtesë përmes së cilave do të ndikojnë në lehtësimin e qasjes së minoriteteve në institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Takimi është mbajtur në Veri të Mitrovicës.