KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Drejtori i OAK-së dhe kryetari i Komitetit për Minoritete takuan studentet e Fakultetit Juridikë të Universitetit në Veri të Mitrovicës

13 February 2015

ekipi

Mitrovicë, 13.02.2015 – Në vazhdën e takimeve, kryetari i Komitetit për Minoritete, Ljubomir Pantovic dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Yll Zekaj takuan studentet e Fakultetit Juridikë të Universitetit të Mitrovicës në Veri. Kryetari Pantovic dhe drejtori Zekaj informuan studentet lidhur me angazhimin e Komitetit për Minoritete të OAK-së për krijimin e kushteve që juristet nga komuniteti serb të jenë pjesë e institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Në këtë kuadër, ata shpalosën edhe planin e punës të Komitetit për vitin 2015 e cila ka të përfshirë një mori aktivitetesh të parapara edhe për studentet e Universitetit të Mitrovicës në Veri.

Studentet e Fakultetit Juridikë të Universitetit të Mitrovicës në Veri gjatë debatit u shprehen të interesuar për mënyrën e regjistrimit në Odën e avokatëve të Kosovës si avokatë përkatësisht praktikant, gjithashtu edhe për kushtet aplikimit për provim të Jurisprudencës në Kosovë. Ata u shprehen të shqetësuar lidhur me çështjen mjaft të diskutueshme për njohjen e diplomave nga institucionet në Kosovë.

Në këtë drejtim kryetari Pantovic dhe drejtori Zekaj treguan për angazhimin e Odës së Avokatëve të Kosovës e cila kjo e fundit do t’i adresohet institucioneve për një sqarim publik të validitetit të diplomave të Fakultetit Juridikë të Universitetit të Mitrovicës në Veri.

Takimi është mbajtur në zyret e programit Justice Sector Integration Program në Veri të Mitrovicës.