KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK-NCSC organizuan punëtorin për çështje disiplinore

21 February 2015

ekipi

Prishtinë – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, në bashkëpunim me projektin e Programit për Juristët në Kosovë nga USAID organizuan punëtorinë e përbashkët me Komisionin Disiplinor, Komisionin për Ankesa dhe Këshillin Drejtues të OAK-së me qëllim të harmonizimit të procedurave disiplinore, fuqizimit të kapaciteteve të organeve disiplinore.

Në punëtorinë e mbajtur në Hotel Sirius të pranishëm ishin edhe kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës zt.Ibrahim Dobruna, i cili në fjalën e tij mirëseardhëse e përgëzoi këtë punëtori për iniciativën, dhe punën e efektive të anëtarëve të Komisioneve Disiplinore të OAK-së.

Edhe shefi i Projektin për Programit për Juristët në Kosovë nga USAID, zt.John Furnari në fjalën e tij shprehu qartë mbështetjen e vazhdueshme nga USAID, dhe i njëherit i njoftoi të pranishmit për prezencën e ekspertes nga DLA, Mary Gately.

Ekspertja Mary Gately nga Amerika para të parnishmëve prezantoi praktikat e mira për hartimin e vendimeve.

Gjatë zhvillimeve të mëtutjeshme anëtarët e Komisioneve Disiplinore të Odës së Avokatëve të Kosovës u ndanë në dy grupe punuese sipas komisioneve ku shërbejnë për të disipkutuar çështjet në vijim:

(a) Problemet gjatë zbatimit të procedures disiplinore;

(b) Raportit të Prokurorit Disiploinor të OAK-së

(c) Mbajtjes dhe zhvillimit të seancave disiplinore;

(d) Ndërveprimit të Procedurës Disiplinore me Kodin e Procedurës Penale;

(e) Cilësimit të shkeljeve disiplinore;

(f) Shqiptimit të masave disiplinore;

(g) Hartimit të vendimeve.

Pas diskutimit dhe identifikimit të çështjeve të parapara për diskutim nga grupet punuese punëtoria vazhdoi punën e saj me sesionet plenare të udhëhequra nga kryetari i Komisionit të Ankesave zt. Adem Vokshi dhe kryetari i Komisionit Disiplinor të OAK-së zt. Dastid Pallaska.

Si rezultat i identifikimit të problematikave të shfaqura gjatë procedurës disiplinore gjatë punës së përbashkët të anëtarëve të Komisioneve Disiplinore të OAK-së, punëtoria rezultoi me rekomandime konkrete të cilat njëherit u mbështetën dhe u përkrahën edhe nga anëtarët e Këshillit Drejtues të OAK-së.

Lidhur me hartimin e vendimeve u caktua grupi punues i cili do të bashkëpunojë në ditët në vijim me eksperten Mary Gately me qëllim të harmonizimit të vendimeve të komisioneve disiplinore të OAK-së.