KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK manifestoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 marsi

08 March 2015

ekipi

Pogradec/Shqipëri – Oda e Avokatëve të Kosovës manifestoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 marsi, me ç ‘rast ka organizuar vizitë shoqëruese në Pogradec të Shqipërisë për të gjitha avokatet femra.

Gjatë kësaj vizite është organizuar ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për Ese-të me të mira për studentet femra të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Temat për të cilat studentet kanë pasur mundësi të shkruajnë kanë qenë: “Korrupsioni dhe sundimi i ligjit”, “A ka gjini Korrupsioni” si dhe “Roli i femrave Avokate në sistemin e drejtësisë”.

Çmimi i vendit të parë për Ese-në më të mirë i takoj, Rreze Hoxha, vendi i dytë, Edona Sina dhe vendi i tretë, Egzona Morina.

Ndarjen e shpërblimeve për ese është bërë nga kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna, kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore në OAK, Merita Stublla Emini si dhe nga ish kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore të OAK-së, Shpresa Rama.

Çmimet për tri esetë më të mira për vitin 2015, janë përkrahur financiarisht nga UNDP në Kosovë.