08 April 2015
Me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prillit, kryetari i Odës ë Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna uroi qytetarët e Republikës së Kosovës.
Dita e Kushtetutës është ndër momentet historike dhe akt madhor dhe i rëndësishme i shtetit demokratik të Republikës së Kosovës.
Kushtetuta përmban në vete ardhmëri, paqe dhe stabilitet. Ky fakt, na jep lirinë dhe të drejtën për garantimin e sovranitetit e të integritetit territorial të Kosovës dhe zbatimin e Kushtetutës në çdo pjesë të saj.
Shtatë vjetorin e Kushtetutës, qytetarët e Republikës së Kosovës e presin me perspektivë dhe me përkushtim të lartë për avancim të vlerave dhe sundim të rendit dhe ligjit.
Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës !
Av. Ibrahim Z. Dobruna – Kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës