20 April 2015
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna ka uruar Kryeprokurorin e ri të Shtetit, Aleksander Lumezi.
I dashur z. Lumezi,
Më lejoni që, në emrin tim dhe në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryeprokuror i Shtetit në Republikën e Kosovës.
Unë jam i bindur se ne do të jemi në gjendje të zhvillojmë më tej marrëdhënien miqësore dhe të frytshme midis Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit, duke e thelluar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha nivelet dhe duke sjellë institucionet, prokurorë e avokatë dhe profesionistët tjerë ligjor edhe më pranë njeri tjetrit.
Me urimet më të mira për Ju personalisht, për Prokurorinë e Shtetit, por edhe për gjithë sistemin prokurorial në Kosovë, Ju lus, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë dhe dëshirat më të sinqerta për suksese në detyrën Tuaj të re.
Përzemërsisht,
Ibrahim Z. Dobruna, kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës