KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

DITA E AVOKATISË 2015 - 42 VJET OAK

02 June 2015

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës shënon manifestimin “Dita e Avokatisë 2015” dhe njëkohësisht 42 vjetorin e themelimit të saj. Manifestimi do të mbahet në Prishtinë me datë 10 dhe 11 qershor 2015.

Kjo ngjarje do të përcillet me aktivitete të veçanta që do ta bëjnë sa më madhështore këtë ditë të shënuar për avokatinë në Republikën e Kosovës.

Ceremonia qendrore e manifestimit të Ditës së Avokatisë do të mbahet me datë 10 qershor 2015, në Swiss Diamond Hotel Prishtina në Prishtinë.

Gjatë manifestimit dy ditor janë paraparë të zhvillohen këto aktivitete:

  • Ceremonia e hapjes së Ditës së Avokatisë – (Swiss Diamond Hotel Prishtina)
  • Konferencë me temë: “Problemet e avokatisë në raport me noterinë dhe ligjin e procedurës kontestimore” – (Swiss Diamond Hotel Prishtina)
  • Mbledhja e Komitetit PECO e Këshillit të Odave te Avokateve të Evropës (CCBE) – (Swiss Diamond Hotel Prishtina)
  • Ofrimi i ndihmës juridike falas (Sheshi Nënë Tereza)
  • Dhurim vullnetar i gjakut (Sheshi Nënë Tereza)
  • Gjykimi i improvizuar i praktikantëve - (Gjykatorja e Fakultetit Juridik – UP)
  • Mbrëmja Festive – (Swiss Diamond Hotel Prishtina)

Për t’u informuar rreth aktiviteteve të organizuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) me datë 10 dhe 11 qershor 2015, vizitoni web faqen e OAK-së www.oak-ks.org