KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK përmbylli manifestimin “Dita e Avokatisë 2015” – 42 vjet OAK

12 June 2015

ekipi

Prishtinë, 12.06.2015 - Oda e Avokatëve të Kosovës shënoi manifestimin “Dita e Avokatisë2015” dhe njëherit 42 vjetorin e themelimit të saj, të mbajtur në Prishtinë me datë 10 dhe 11 qershor 2015. Gjatë manifestimit morën pjesë personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe avokatë, gjyqtar, prokuror të cilët vlerësuan lartë rolin e avokatisë në Republikën e Kosovës. Manifestimi është përcill me ngjarje dhe aktivitete të veçanta të cilat e kanë bërë madhështore këtë manifestimin.

Me rastin e manifestimit të kësaj dite për avokatinë në Kosovë, OAK ka zhvilluar një mori aktivitetesh, ku synim të saj ka pasur shërbimin ndaj komunitetin dhe gjithë përfshirjen në aktivitete.

Në ceremoninë e manifestimit kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, nga Odat e Avokatëve të Evropës si dhe shumë avokatë, gjyqtar, prokuror dhe qytetarë të cilët iu kanë bashkuar ditës manifestuese të avokatisë në Kosovë.

Në hapje të manifestimit kanë prezantuar shumë personalitete të cilët nderuan Odën e Avokatëve të Kosovës me fjalën e tyre, duke përfshirë; Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.

Ndërsa, fjalë rasti dhe vlerësimet e tyre pozitive për zhvillimet pozitive në avokatinë në Kosovë folën edhe donatorët dhe partnerët, si: Drejtor i USAID në Kosovës, James Hope, Zëvendës Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Andrew Forde, Zëvendëskryetari i parë i Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës (CCBE), Michel Benichou, Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia si dhe përfaqësuesja nga ABA ROLI – BRRLN, Elizabeth Givens.

Folësit në ceremoni kanë vlerësuar lartë rolin e avokatisë dhe të Odës së Avokatëve të Kosovës në sistemin e Drejtësisë duke theksuar se OAK dhe vetë avokatët ka qenë faktor kyç për dekada të tëra dhe përmes tyre është krijuar një rrugë e mirë e suksesit dhe të arriturave e deri tanishme në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Ndër të tjera u tha se roli i avokatit dhe rëndësia që ka në drejtësi, është tregues i fuqishëm se Avokatët së bashku ta nderojnë besimin në drejtësi, duke qenë të zëshëm edhe në raport me gjyqtarin dhe prokurorin për rritjen e cilësisë dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetaret.

Me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, nga folësit u theksua se Kosova do të ketë nevojë për njerëz me eksperienca të duhura, siç janë avokatet për të qenë konkurruese e vendeve të tjera.

Manifestimi është karakterizuar edhe me dhënien e betimit të avokatëve dhe praktikantëve të avokatisë të cilët kanë dhënë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe para audiencës në sallë.

OAK ka qenë zë i fuqishëm edhe në konferencën e organizuar për problemet dhe ndërhyrjet në profesionin dhe veprimtarinë e avokatisë në Kosovë. Në kuadër të kësaj konference është diskutuar tema: “Problemet e avokatisë në raport me noterinë dhe ligjin e procedurës kontestimore”. Pjesë e panelit të konferencës ishin: Ibrahim Dobruna, Kryetar i OAK, Dafina Buqaj, Përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë, Ranko Pelicaric, Përfaqësues i CCBE dhe njëherit përfaqësues i Odës së Avokatëve të Kroacisë, Sali Mekaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit, Dastid Pallaska, avokat, Merita Stublla Emini, avokate. Panelistet kanë shfaqur analizat dhe mendimet e tyre rreth kësaj problematike e cila është prekupuese edhe në vende tjera të rajonit dhe më gjerë. Gjatë diskutimeve në konferencë është kërkuar që të ketë harmonizim të qartë dhe të konkretizohen të drejtat dhe limitet e këtyre profesioneve në mënyrë që të mos ketë interferim në ushtrimin e profesioneve dhe të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi në fjalë rasti të ceremonisë ka theksuar se Ministria e Drejtësisë është duke u angazhuar për amandamentimin e Ligji mbi Noterinë dhe do të bëhet një filtrim i qartë i kompetencave të secilit profesion, duke mos përjashtuar edhe përmbaruesit privat.

E një rëndësie të veçantë ka qenë edhe mbledhja e Komitetit PECO të Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës (CCBE), e cila për herë të parë është mbajtur në Kosovë. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësues nga Oda të Avokatëve të Evropës dhe më gjerë, si: Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Hungaria, Polonia, Greqia, Anglia, Kroacia, Franca, Turqia dhe Rumania. Duhet theksuar se Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht ka qenë pjesë e organizimeve, takimeve dhe konferencave ndërkombëtare të organizuara nga Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës (CCBE), edhe pse nuk është anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare evropiane. Roli aktiv i treguar nga përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe kërkesa e vazhdueshme që Kosova të jetë pjesë e organizimeve të tilla, ka rezultuar pozitivisht në mbajtjen e mbledhjes së Komitetit PECO. Anëtarësimi i Odës së Avokatëve të Kosovës në Këshillin e Odave të Avokatëve të Evropës (CCBE), ndërlidhet me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

OAK, i ka vër fokus të veçantë programit ”Vetëdijesimi Ligjor i Komunitetit – ofrimi i ndihmës juridike falas për qytetaret”, e cila është mbajtur në Sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, nga Grupi i Avokateve, nga Organizata CLARD, përfaqësues nga OSBE si dhe nga praktikantet e Odës.

Ndërsa, duke shprehur ndjenjën e solidaritetit të këtij profesionit dhe të manifestimit të “Ditës së Avokatisë”, me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut është organizuar dhurimi vullnetar i gjaku - në dobi të komunitetit në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Po ashtu, janë organizuar edhe dy gjykime të improvizuar me praktikantet e avokatisë në lëmin penale dhe civile. Të pranishmit në këtë aktivitet ishin mysafir nga regjioni, avokatë, praktikantë, përfaqësues të OAK-së si dhe familjar. Gjykimi i improvizuar është mbajtur në Gjykatoren e Fakultetit Juridikë të Universitetit të Prishtinës.

Në ditën e dytë të manifestimit, delegacioni CCBE-së dhe i Odës së Avokatëve të Kosovës janë pritur në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga. Në këtë takim është diskutuar për rolin e avokatisë në Kosovë dhe në Evropë, duke vlerësuar se profesioni i avokatit është në krye të misionit të cilin e ka, për mbrojtën e qytetareve dhe të drejtën e tyre e cila u garantohet me ligj.

Presidentja e Kosovës dhe delegacioni nga CCBE çmuan kontributin e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe avokatisë në përgjithësi, e cila gjatë kësaj periudhe ka ruajtur me profesionalizëm profesionin dhe fushëveprimin e tyre.

Delegacioni i CCBE-së në takim me presidenten përshëndeten Odën e Avokatëve të Kosovës për të arriturat dhe njëherit veçuan angazhimin aktiv të OAK-së në konferencat ndërkombëtar të mbajtura nga CCBE.

Në anën tjetër, kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna falënderoj presidenten e Kosovës, znj. Jahjaga për pritjen dhe njëkohësisht e informoj atë me zhvillimet dhe sfidat e Odës së Avokatëve të Kosovës. Në shenjë mirënjohje dhe përkrahje dhënë Odës së Avokatëve të Kosovës, kryetari i OAK-së, z. Dobruna dhuroi Pllakaten e mirënjohjes.

Në vazhdën e vizitave në institucionet e Republikës së Kosovës të delegacionit të CCBE dhe të OAK-së, u realizua edhe takimi me nënkryetaren e Gjykatës Supreme të Kosovës, znj. Nesrin Lushta dhe gjyqtar të tjerë të kësaj gjykate. Gjatë diskutimit delegacionet u njoftuan me funksionimin e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe etapat zhvillimore që ka pasur kjo gjykatë. Ata për së afërmi vizituan Pallatin e Drejtësisë, ku janë të vendosura gjykatat, prokurorit dhe institucionet tjera të drejtësisë në Prishtinë.

Oda e Avokatëve të Kosovës është përkujdesur edhe për promovimin e bizneseve në Kosovë. Bodrumi i vjetër i Verës në Rahovec ishte destinacion i vizitës, ku për së afërmi është parë puna dhe përpunimi i verës të cilësisë së lartë.

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) është një organizatë vetëqeverisëse, demokratike e avokatëve kosovarë e cila vepron si e pavarur nga organet shtetërore. Avokati i parë ishte regjistruar në vitin 1974.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka qëllim kryesor avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke mbështetur procesin e reformave ligjore dhe vazhdimisht do të jetë në mision të përmirësimit të drejtësisë.