21 August 2015
Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur sot (21.08.2015) anëtarin e saj të shquar, avokatin Tomislav Jovanovic. Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 21 gusht 2015 (e premte), në ora 13:00 në varrezat e Komunës në Ranillug.
Tomislav Jovanovic ka lindur më 14 gusht 1940 në Komunën Ranillug. Studimet i përfundoi në Universitetin e Shkupit në Maqedoni – Fakulteti Juridik me 25 nëntor 1966, kurse provimin e jurisprudencës e ka dhënë me datë 17 janar 1992 në Prishtinë. Avokati, Tomislav Jovanovic është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 18 janar 2006 me seli të zyrës në Gjilan.
Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Gjilan shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.