KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokatë dhe praktikantë të gjeneratës së tretë 2015 dhanë betimin

23 September 2015

ekipi

Prishtinë, 23.09.2015 - Në një ceremoni solemne dhanë betimin shtatë (7) avokatë dhe gjashtëdhjetë (60) praktikantë në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Avokatet dhe avokatet praktikantë kanë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna, avokatit, Hafir Bytyqi dhe para drejtorit Ekzekutiv, Yll Zekaj.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 601 avokatë dhe 322 avokatë praktikantë.

Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 1400 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.