06 November 2015
Ferizaj, 06.11.2015 - Është përmbyllur të premten mbledhja e Kuvendit Zgjedhor e Degës Regjionale në Ferizaj e Odës së Avokatëve të Kosovës, e thirrur për zgjedhjen e kryetarit, kryesisë dhe delegateve të kësaj Dege.
Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 20 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 39 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, me aklamacion është zgjedhur kryetar avokati, z. Zekrija Gashi për mandat të dytë.
Po ashtu, avokatet gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Ferizaj.
Për nënkryetar të Degës Regjionale në Ferizaj është zgjedhur avokati, z. Milos Petkovic me shumicë votash, ndërsa për sekretar është zgjedhur avokati, z. Jeton Berisha.
Avokatet e Regjionit në Ferizaj zgjodhën edhe delegatet e saj të cilët do të përfaqësojnë në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Me shumicë votash delegat të Degës Regjionale në Ferizaj u zgjedhën: Jakup Ramadani, Hajrush Nuhiu, Nezir Bytyqi, Admir Salihu, Islam Musa, Daut Rudi.
Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Zgjedhor e Degës Regjionale në Ferizaj e Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur në frymën e transparencës dhe konform akteve normative të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Kryetari z. Zekrija Gashi ka falënderuar avokatet për besimin e dhënë edhe për një mandat dhe është zotuar se do të angazhohet në përfaqësimin dinjitoz të avokatëve të regjionit të Ferizajt. Ai u shpreh i bindur se kontributi i tij në OAK do t’i shty proceset përpara në ngritjen e profesionalizimit të avokatëve.
Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetaret e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.