24 December 2015
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna uron besimtarët e besimit katolikë, Festën e Krishtlindjeve.
Të nderuar besimtarë,
Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë Festën e Krishtlindjeve.
Duke e vlerësuar lart angazhim të përhershëm për paqen, dashurinë dhe harmoninë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi, ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejme gjithë besimtarëve katolikë në Republikën e Kosovës.
Festa e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit, solidaritetit dhe tolerancës midis popujve.
Për shumë mote, Gëzuar !
Av. Ibrahim Z. Dobruna – Kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës