28 January 2016
Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 28 Janar 2016 ka humbur anëtarin e saj të shquar, avokatin, Bajram Maraj. Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 29 Janar 2016 (E Premte), në ora 12:30, në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Bajram Maraj ka lindur më 25 mars 1944 në Fshatin Vrellë, Komuna Istogë. Studimet i përfundoi në Universitetin e Beogradit – Fakulteti Juridik me datë 05 Shtator 1967, kurse provimin e jurisprudencës e ka dhënë me datë 16 Dhjetor 1968 në Prishtinë. Avokati, Bajram Maraj është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 08 Prill 1991 me seli të zyrës në Prishtinë.
Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prishtinë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.