KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Havolli-Kuçi: Bashkëpunim për një sistem efikas të drejtësisë në Kosovë

03 February 2016

ekipi

Prishtinë, 03.02.2016 - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, i shoqëruar nga drejtuesit tjerë të OAK-së, pritën sot në takim Ministrinë e Drejtësisë, Dr.Prof. Hajredin Kuçi, me të cilin diskutuan lidhur me fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellët për një sistem efikas të drejtësisë në Kosovë.

Ministrinë e Drejtësisë, Dr.Prof. Hajredin Kuçi uroj kryetarin Havolli për zgjedhjen e tij në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe njëherit shprehu gatishmërinë për përkrahje në fuqizimin e mëtejmë të Odës, për një drejtësi profesionale dhe të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Kryetari Havolli falënderoj Ministrin Kuçi për takimin dhe njëherit ofrojë gatishmërinë për një bashkëpunim aktiv për proceset që ndërlidhen me avancimin e sistemit të drejtësisë. Gjatë takimit Havollli shprehu brengën me sistemin aktual Noterial në Kosovë e cila është duke reflektuar në punën e avokateve dhe theksoi se një situatë e tillë është e paqëndrueshme nëse nuk gjejmë një zgjidhje në këtë drejtim.

Havolli duke folur rreth problemeve me të cilat është duke u ballafaquar Oda e Avokatëve të Kosovës, paraqiti nevojën për zgjedhjen e problemit të hapësirës për zyre qendrore të OAK-së, pasi aktualisht ky institucion vepron me kushte të vështira për realizimin e aktiviteteve dhe rritjen e kapaciteteve të parapara.

Në diskutim e sipërm u paraqit nevoja që avokatët të realizojnë vizita klientëve të tyre edhe gjatë ditëve të vikendit, pasi një praktik e tillë nuk është duke u zbatuar nga Shërbimet Korrektuese në tërë Kosovën.

Në anën tjetër, ministri Kuçi duke iu referuar Ligjit të Noterisë dhe problemeve të shfaqura me avokatinë tha se do të angazhohet në zgjedhjen e kësaj problematike në mënyrë që secili profesion të ketë fushëveprimet e veta të garantuara duke mos cenuar asnjërën palë.

Ndër të tjera, Kuçi rreth hapësirës për zyre për Odën e Avokatëve të Kosovës dhe zgjidhjes së përhershëm dhe të përshtatshëm për këtë çështje, deklaroi se nëse arrihet të sigurohet një lokacion nga Komuna e Prishtinës për OAK-në, atëherë Ministria e Drejtësisë do të mbështet financiarisht ndërtimin e objektit për OAK-në, e cila do të reflektoj në mbarëvajtjen e punës së avokatëve dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarin e Kosovës.

Kuqi duke folur rreth qasjes më të mirë në drejtësi, duke ndërlidhur me vizitat e avokatëve edhe gjatë ditëve të vikendit, premtoi eliminimin e këtyre barrierave dhe tha nga sot avokatet do të kenë qasje në vizita klientëve të tyre në tërë ditët e javës.

Kryetari Havolli dhe Ministri Kuçi u pajtuan që të fuqizohet bashkëpunimi në sferën e reformës ligjore, pjesëmarrje në grupe punuese dhe në komisione punuese për ligjet në Ministrin e Drejtësisë. Për këto, Ministri Kuçi mirëpriti një korrektim të sistemit të drejtësisë nga jashtë dhe atë sidomos nga Oda e Avokatëve të Kosovës.