KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli pranon letër urimi nga Ministri Kuçi

05 February 2016

ekipi

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli ka pranuar letër urimi nga Ministri i Drejtësisë, Dr.Prof. Hajredin Kuçi me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Letrën e Ministrit të Drejtësisë, Dr.Prof. Hajredin Kuçi drejtuar kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, mund të lexoni si më poshtë.

I nderuar z. Havolli,

Përmes kësaj letre dëshiroj të ju përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e përzgjedhjes suaj në pozitën e Kryetarit të Odës së Avokatëve të Republikës së Kosovës.

Dëshiroj të shfrytëzoj rastin t'u shpreh gatishmërinë time dhe të institucionit që unë drejtoj për të vazhduar bashkëpunimin me Juve, dhe institucionin që Ju drejtoni, jo vetëm në fushat në të cilat tani veçse kemi bashkëpunim, me qëllim të forcimit edhe më tutje të sundimit të Rendit dhe Ligjit në Kosovë. Unë ju garantoj se edhe më tutje do të angazhohem për krijimin e parakushteve për funksionimin e pavarur të avokaturës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve në përputhje me standardet evropiane.

Roli i Avokatit ne sistemin gjyqësor është qenësor në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të qytetareve dhe sigurimin e barazisë se armeve për palët ne procedure. Andaj krijimi i parakushteve për ushtrimin e profesionit të avokatit në mënyrë të pavarur dhe profesionale është qenësore për funksionimin e drejtë të gjyqësorit.

Në këtë aspekt. jam i bindur se nën udhëheqjen e Juaj, roli i Odës së Avokatëve në certifikimin dhe monitorimin e punës së Avokatëve me qëllim të sigurimit të kualitetit më të lartë të performancës në përputhje me ligjin dhe kodin etik do të ngritët, duke garantuar kështu nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të qytetareve.

Si Ministër i Drejtësisë, dua te shfrytëzoj këtë rast për të rikujtuar mbështetjen time absolute për të garantuar funksionimin e sistemit gjyqësor unik në Kosovë, si themel i palëkundur i sundimit të ligjit në vendin tonë.

Për fund me lejoni që edhe një herë t'u përcjell urimet e mia për marrjen e detyrës Tuaj të re duke ju dëshiruar shumë suksese gjatë mandatit si Kryetar i Odës së Avokatëve.