15 February 2016
Prishtinë, 15.02.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli dhe kryetarja e Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë, Merita Stublla Emini priten në takim udhëheqësen e projektit të Rrjetit të Ballkanit për sundimin e ligjit, Elisabeth Givens me të cilën diskutuan vazhdimin e bashkëpunimit në avancimin e Odës së Avokatëve të Kosovës në sferën e ngritjes së kapaciteteve profesionale.
Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që bashkëpunimi të shtrihet edhe në shumë projekte që kanë të bëjë me forcimin dhe pavarësimin e profesionit të avokatisë.